Ka ndodhur

Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, vetëm dëme materiale

Gazeta Si – Një aksident, fatmirësisht vetëm me dëme materiale, ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, afër fshatit Memëlisht.

Sipas policies, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë dëmtuar jo pak, ndërsa njerëzit që ishin brenda tyre kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë