Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Lezhë-Milot, pranë vendit të quajtur Kryqëzimi i Rriles. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Dy personat që kanë marrë plagë më të rënda janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Lezhës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ”Ford” me drejtues shtetasit D.Gj. dhe M.M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi F.Gj. dhe shtetasja M.Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




