Ka ndodhur

Përplasen dy makina në aksin Fier-Lushnjë, njëra prej tyre përmbyset

Gazeta Si – Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Fier-Lushnjë mëngjesin e të shtunës në kryqëzimin e Savrës.

Njëri nga mjetet, një “Mercedes-Benz”, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë drejtuesi i Benzit mbeti i plagosur.

Ndërsa 3 të plagosurit e tjerë udhëtonin me automjetin tip Opel. Raportohet se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Ata po marrin ndihmë mjekësore. Forcat e policisë shkuan që shkuan në vendngjarje nisën punë për zbardhjen e dinamikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë