Ka ndodhur

Përplasen dy automjete në Pogradec, 5 persona përfundojnë në spital (Foto)

Gazeta Si- Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë përfshirë në një aksident të rëndë mesditën e së mërkurës në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Policia thotë se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë