Ka ndodhur

Përplas për vdekje një person me biçikletë në Shijak, autori largohet nga vendngjarja

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në Shijak. Një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personin që ka mbetur i pajetë dhe autorin e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë