Ka ndodhur

Përndoqi për një vit 29-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale R.I., nga Maqellara e Dibrës, është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se përndiqte prej një viti një vajzë 29-vjeçare.

Policia njofton se i riu me ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “përndjekja” pasi për 1 vit ka përndjekur një 29-vjeçare.

I riu është kapur dhe ndaluar nga uniformat blu në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë