Gazeta Si – Në një operacion kundër krimit kibernetik, policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona të dyshuar.
Kreu i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, tha se një 21-vjeçar nga Durrësi u arrestua, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.
Sipas tij një shtetase në Tiranë ka denoncuar, se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga adresa false. Si rezultat i presionit nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.
“Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për përndjekje. Gjithashtu është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në gjendje të mirë”, deklaroi Vocaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.