Ka ndodhur

Përndoqi, kanosi dhe dhunoi ish-të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale E.C., është arrestuar në Tiranë, i akuzuar se ka përndjekur për disa muaj ish-të dashurën e tij 24-vjeçare.

Policia tha se pasi i riu ka mësuar se është kallëzuar, e ka dhunuar dhe kërcënuar vajzën që të tërhiqte padinë.

Për të gjitha këto, 33-vjeçari nga Lushnja përfundoi në prangat e policisë së Tiranës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24-vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”, – njofton Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë