Nga Gazeta Si- Një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit është arrestuar pasi për të ka kallëzim për përndjekje dhe ngacmim seksual.
Mësuesi i Histori Gjeografisë F.H., baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, por edhe me prekje 14-vjeçaret në ambientet e shkollës.
Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës dhe ka qenë drejtori që më pas e ka denoncuar.
Pas denoncimit në polici mësuesi 55 vjeç është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek të miturat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.