Ka ndodhur

Përmet, e mitura mbetet shtatzënë pas marrëdhënieve me një 23-vjeçar

Gazeta Si – Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12 vjeçare nga Përmeti.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, kur i riu ka pasur marrëdhënie intime me të miturën. Kontakti seksual ka ngjizur duke shfaqur tek minoneria 40 ditë më pas shqetësime në trup.

Ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi, pasi vetë jeton me gjyshen. Babai ka çuar vajzën për kontroll në Spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Vetë e mitura ka treguar emrin e personit që kishte pasur marrëdhënie me të dhe më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.

Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23-vjeçari nga Mallakastra, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë