Ka ndodhur

Përmbytjet shkatërrojnë banesat në zonën e Kalasë në Vlorë/ Banorët: Jemi në qiell të hapur

Në disa banesa në zonën e kalasë në Vlorë, për shkak të rënies së gurëve nga një shkëmb në zonë, janë dëme të konsiderueshme.

Banorët, shtëpitë e të cilëve tashmë janë jashtë funksionit, raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet pasi janë në qiell të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë