Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur mbrëmjen e sotme pas përmbytjeve që kanë përfshirë vendin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Fjalën i pari e mbajti kryeministri Rama, ndërsa pas tij foli zv kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit deklaroi se janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencave në zonat e prekura, kurse shtoi se hidrovoret janë në gjendje gatishmërie.
Kryeministri Edi Rama tha se ka funksionuar më së miri i gjithë zinxhiri i emergjencave.
“E bëj këtë takim për të adresuar situatën e reshjeve në fund të ditës së sotme, ndërkohë që gjatë gjithë ditës dhe më parë sesa ditës së sotme, ka funksionuar më së mirë i gjithë zinxhiri i emergjencave dhe duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë fizikisht në Shqipëri, zv/ kryeministri që e ka ndjekur këtë proces, më ka informuar herë pas here për situatën” tha ai.
Nga ana tjetër, Rama nuk la pa përmendur edhe reagimet nga “kundërshtarët” politikë duke i konsideruar ato akuza politike.
Sipas tij opozita përdor fatkeqësitë natyrore për qëllime politike, ndërsa shtoi se puna vijon me një protokoll standard të Emergjencave Civile
“Akuzave politike s’kemi çfarë i bëjmë. Covidi-t iu gjet vaksina e imunizimit që shpresojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët para afatit që kemi deklaruar.
Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula dhe për shkak të dëshpërimit, ata kapen pas çdo mundësie apo fatkeqësie natyrore për të bërë politike. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, ashtu si në këtë moment të vështirë për shkak të reshjeve të dendura.
Ne kemi një protokoll standard për Emergjencat Civile, nivele të gatishmërisë dhe përshkallëzimin e prezencës në territor, të gjitha këto janë zbatuar dhe situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në zona ku reshjet kanë qenë shumë intensive, por është fakt se falë punës së bërë ditë për ditë dhe vit pas viti, sot u theksua se kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe absolutisht në kontroll krahasuar me çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte në ato vite ku bëhej hataja.
Sot është me rëndësi që të themi se niveli i gatishmërisë dhe reagimit ka ardhur duke u përmirësuar. Ky fakt shikohet edhe në gjithë çfarë ndodh në terren. Është me rëndësi të theksohet se nuk ka dëm në jetë njerëzish, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, po ashtu kur ka pasur pengim të lëvizjes është ndërhyrë menjëherë”, tha më tej Rama.
Ai tha se nga informacionet që kemi do kemi një moment frymëmarrje të rëndësishme nga momenti që po kalon. “Po në këtë pauzë do të lehtësohet rëndesa e krijuar nga grumbullimet e ujit dhe do na krijohet mundësia për të pasur kapacitet përballimi. Megjithatë gatishmëria duhet të jetë maksimale. Nesër nëse do jetë e nevojshme dhe nëse brenda standardeve të kësaj situate parametrat do të na detyrojnë të bëjmë një mbledhje tjetër të këtij komiteti do ta bëjmë patjetër, nëse nuk do jetë e nevojshme do vazhdojmë të ndjekim situatën sipas planit”, theksoi kryeministri.
Ndërsa zv/ kryeministri Erjon Braçe tha se sot nuk kemi asnjë jetë të rrezikuar nga përmbytjet. “Të gjitha akset rrugore janë në gjendje mjaft të mirë. Sot dita ka qenë e vështirë për shkak të reshjeve në tre ditët e fundit. Në të gjitha rajonet nga veriu në jug, nuk ka asnjë që të mos ketë pasur mbi 100 mm shi, sot është dhënë efekti. Dy ditët e ardhshme janë paralajmëruar me reshje masive. Sot nuk kemi asnjë njeri të rrezikuar nga prurjet e lumenjve. Deri në datë 11 janë ditët e vështira” tha ai.
“Gjatë 3 ditëve të fundit ska asnjë rajon që trë mos ketë pasur mbi 100 mm shi pra reshje. Pavarësisht kësaj sot është dhënë efekti veçanërisht në zona të goditura. Pavarësisht këtij fakti do thoja se zona e kryer gjatë verës në secilin nga këto territorie, psh Zadrima ndodhet në vështirësi, janë pastruar 48 km kanale gjatë gjithë periudhës së verës.
Puna e verës ka bërë që të minimizohet intensiveti i gjatë ditëve të fundit. Ne skemi qenë për fushatë në terroitor ashtu si të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë. Ne kemi qenë për punë. Në orët në vijim e vështirë. Edhe nata e sotme, do ketë reshje të shumta. Do jemi në gatishmëri. FA dhe të ndërhyrjes së shpejtë janë pranë bashkive. Natyrisht që akoma më shumë njerëz do shtohen nesër dhe në vijim. Ne shpresojmë shumë që situatën të vijojmë ta mbajmë nën kontroll. Kjo është bërë gjatë ditëve të fujndit dhe nga mëngjesi i sotëm dhe në vijim. Do vazhdojmë rikuperimin për çdo dëm të shkaktuar”, tha Braçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




