Gazeta Si – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, braktisi punimet e samitit të G7 në Japoni për t’u kthyer në krye të detyrës në Romë, në një kohë kur rajoni Emilia Romanga po përjeton një krizë humanitare pas përmbytjeve që vijojnë prej një jave.
Kjo është pjesa e parë e ndihmës që mund të shkojë dhe në 200 milionë euro për shpenzime të menjëhershme për banorët e Emilia Raomanjës të përballur prej ditësh me një mot ekstrem e përmbytje shkatërrimtare.
Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.
“Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini.
Harta e programit për këto investime është gati dhe 100 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maj dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 200 milionë të tjera, për të cilat do të japë nesër “OK”-in Këshilli i Ministrave.
Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë euro dhe do të ndahet në dy faza.
“Masat e para, – shpjegoi Meloni, – do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave”.
Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



