Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Greqi, Bullgari dhe Turqi.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, presidentja e KE shpreh mbështetjen për vendet e prekura, pas situatës katastrofike të ndodhur për shkak të motit të keq.
Gjithashtu shton se BE është në kontakt me autoritetet greke dhe se do të ofrojë mbështetje të plotë nëpërmjet mekanizmit të Mbrojtjes Civile.
“Evropa është në anën e njerëzve të prekur nga përmbytjet katastrofike në Greqi, Bullgari dhe Turqi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , ka thënë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.