Politike

Përmbytjet në Durrës, Berisha: Pasojë e betonizimit pa kriter

Nga Gazeta Si- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar gjendjen në Durrës për shkak të përmbytjeve një rezultat të politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve.

Me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihen rrugë të mbuluara nga uji, Berisha thotë se është “Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë