Nga Gazeta Si- Me thirrjet “Durrësi, skenë e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencës” qindra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi.
Ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit ku dhe ka pasur përplasje pasi disa prej protestuesve kanë tentuar të futen në bashki, duke u ndaluar nga policia.
Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore dhe sot janë mbledhur për ti kërkuar llogari kryebashkiakes Emiriana Sako për situatën aktuale.
“I bashkohemi popullit tonë durrsak. Njerëzit po vuajnë, janë në mes të ujit. Këta janë në mes të kolltuqeve. Po i vjedh Emirjana Sako, Emirjana Sakon ka për ta dënuar Zoti. Kam ardhur këtu nga halli, për moshën që kam. Kam dalë nga shtëpia për ju. Rinia të vijë këtu, mos të rrijë në kafe, të na bashkohet”, tha një grua e moshuar e cila iu bashkua protestës edhe pse deklaroi se nuk rrezikon nga përmbytjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




