Ka ndodhur

Përmbytje në Shkodër, Buna del nga shtrati në Muriqan e Oblikë

Gazeta Si – Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Bashkinë Shkodër.

Sipas raportit të mesditës së kësaj të mërkure, ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblikë dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.

Niveli i lumit Drin (hidrometri Ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 metra me një rritje prej 15 centimetra me orën 08:00 të datës 18.01.2023 (kuota maksimale 7.50 metra).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 metra me një rritje prej 15 centimetrash me orën 08:00 të datës 18.01.2023 (kuota maksimale 8.70 metra)

Më herët, Shtabi i Emergjencave në raportin zyrtar për motin thekson se reshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në vend.

Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale. Gjatë natës rreth orës 01.30 ka pasur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, ndërsa me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës gjendja u normalizua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë