Bota

Përmbytje dhe shira të rrëmbyeshëm nga moti i keq, 6 viktima në Zvicër dhe Francë (Video)

Gazeta Si - Dy tragjedi kanë ndodhur pas valës së motit të keq që goditi Evropën në orët e fundit.

Në Zvicër, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur nga rrëshqitja e dheut që ndodhi në Fontana, në Val Bavona (Kantoni Ticino), zonë e goditur prej disa ditësh nga stuhitë e forta.

Në Francë, tre persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së një peme në rrugën “D396” në rajonin Grand Est.

Për momentin do të ishin 300 persona të ngecur në Peccia, ku duhej të mbahej një turne futbolli.

Ndërkohë, kampingjet përgjatë lumit Maggia janë evakuuar dhe një pjesë e urës së rrugës Visletto është shembur.

Tre lugina të tjera në rajon janë të paarritshme nga toka. Më në veri, Rhone vërshoi brigjet e tij në disa zona të kantonit të Valais, duke përmbytur një autostradë dhe një linjë hekurudhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë