Ka ndodhur

Përmbyset kamionçina, humb jetën 37-vjeçari në Kukës

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kukës, pasi automjueti me të cilin po udhëtonte është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në fshatin Arrën të Kukësit.

Shtetasi D.D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dalë nga rruga, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë