Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur sot në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, në vendin e quajtur ‘Pengu’. Një autobot nafte, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne, është përmbysur në rrugë. Shoferi kishte humbur kontrollin mjetit.
Një tjetër automjet, tip ‘Hyundai’, ka marrë flakë, teksa kalonte në këtë rrugë, ku ishte derdhur naftë.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A.B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.
Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D.V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”, – shkruhet ne njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




