Gazeta Si – Përmbyllet megaoperacioni policor në nivel qarku në Shkodër, i koduar “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia tha se në fazën e 18 të tij, janë asgjësuar 3.520 bimë të tjera narkotike kanabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.
Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




