Futboll

Përleshje pas derbit mes ultrasve të Tiranës dhe Partizanit në rrugët e kryeqytetit

Gazeta Si – Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u shoqërua me problemet e zakonshme në stadiumin ‘Air Albania’, me hedhje sendesh në fushë dhe ndërprerje loje. Por nuk përfundoi me kaq. Dy tifozeritë janë përplasur fizikisht pas ndeshjes.

Një situatë kaotike është krijuar në rrugët e kryeqytetit, pasi tifozët ultras të dy klubeve janë konfrontuar mes tyre, duke shkaktuar panic edhe te qytetarët.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të shmangur agravizimin e situatës, ndërkohë që disa tifozë mësohet se janë shoqëruar në komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë