Bota

Përkeqësohet situata në Itali, 352 të vdekur dhe 30.550 raste të reja

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 790,377 njerëz (+30,550 krahasuar me dje, + 4%; dje +28,244) janë infektuar me virusin Sars-CoV-2. Prej tyre, 39,764 kanë  vdekur (+352, + 0,9%; dje +353) dhe 307,378 kanë dalë mga spitali (+ 5,103, + 1,7%; dje +6,258). Aktualisht personat pozitiv janë 443,235 (+25,093, + 6%; dje +21,630);

Tamponët ishin 211,831, ose 29,544 më shumë se dje 182,287. Ndërsa shkalla e pozitivitetit është rreth 14% (saktësisht 14.41%): kjo do të thotë që nga 100 teste të kryera 14 ishin pozitive; dje ishte rreth 15% (saktësisht 15.49%). Kjo përqindje jep një ide për ecurinë e infeksioneve, pavarësisht nga numri i testeve të kryera.

Infeksionet janë rritur në 24 orë në krahasim me dje, por nuk kanë arritur pikun maksimal të regjistruar më 31 tetor (ishin 31,758). Kurba epidemiologjike është shqetësuese, por më e ngadaltë: në fakt, shkalla e pozitivitetit (raporti i rasteve ndaj tamponëve) ka rënë sërish nga 15% në 14% (dy ditë më parë ishte 16%). “Zonat e kuqe” dhe masat e tjera të parashikuara nga Akti I ri Normativ (në fuqi nga 5 nëntori deri në 3 dhjetor) duhet të japin efekte të rëndësishme në kontrollin e kurbës dhe të japin rezultatet e para në javët e ardhshme. Objektivi: të frenohet përhapja e virusit, përpara se sistemi shëndetësor – tashmë duke vuajtur – të arrijë pikën e ngopjes dhe të ulë indeksin Rt (të transmetimit) duke e ulur atë nën 1.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 7,758 rastë  të reja pozitive (kulmi i saj prej 8,960 ishte më 30 tetor), pasuar nga Campania dhe Piemonte që vendosën rekordin e tyre absolut: në Campania sot ka 4,181 raste (një rekord krahasuar me kulmin e mëparshëm prej 3,860 më 1 nëntor), ndërsa në Piemonte ato janë 3,577 (një rekord krahasuar me kulmin e mëparshëm prej 3,169 të regjistruar më 3 nëntor, dje ).

Mbi dy mijë raste pozitive ka: Veneto (+2,436) dhe Lazio (+2,432). Ndërsa Siçilia gjithmonë konfirmohet në rritje me mbi një mijë raste ditore për të katërtën ditë me radhë (+1.155, sot rekordi i saj).

Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 22,116 (+1,002, + 4,7%; dje +1,274), ndërsa të sëmurët më serioz në kujdesin intensiv janë 2,292 (+67, + 3%; dje +203).

Kulmi i pranimeve ndodhi më 4 Prill me 29,010 persona në spital dhe kulmi i pacientëve në kujdes intensiv ndodhi më 3 Prill me 4,068 pacientë në këtë repart.

Vdekjet janë në përputhje me ato të një dite më parë, të krahasueshme me të dhënat e fillimit të majit. Dy rajone nuk kanë viktima – Molise dhe Basilicata – ndërsa ato me më shumë vdekje janë: Lombardia (+96), Toskana (+58) dhe Lazio (+34)./Burimi: Corriere.it/ Shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë