Ka ndodhur

Përkeqësohet gjendja e grevisteve, dy prej tyre përfundojnë në spital

Në ditën e 21-të të grevës së urisë dy prej grave naftëtare të Ballshit janë dërguar në spital me probleme shëndetësore.

Por, pavarësisht se gjendja e tyre është përkeqësuar, grevistet shprehen të vendosura se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e prapambetura.

Ato shprehen se nuk kanë besim te qeveria, ndërsa kërcënojnë edhe me vetëflijim.

“Nuk dalim nga greva pa marrë rrogat e prapambetura. Mos të na bëjnë presion që të lëmë grevën. Do të bëjmë dhe vetëflijim që të mbetet në histori. Ne duam pagat tona dhe jo lëmosha”, janë shprehur gratë greviste.

Ndër të tjera, ata shprehen se “me këtë heshtje kuptojmë qe qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës”, shprehen naftëtaret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë