Shendet

Përkeqësohet anemia tek vajzat dhe gratë në Shqipëri, larg objektivave të 2030

Nga Gazeta Si- 25 për qind e vajzave dhe grave mes moshës 15-49 vjeç në Shqipëri kanë anemi, një përqindje që ka ardhur në përkeqësim ndër vite.

Në raportin e fundit të UNICEF thuhet se Shqipëria është në përkeqësim për të kapur objektivat për 2030.

Në 2012, ishin 20 për qind vajza dhe gra që vuanin nga anemia.

Krahasuar me vendet e Ballkanit, Shqipëria renditet më keq se Greqia dhe Italia, që përkatësisht janë në shifrat e 16 për qind vajza dhe gra me anemi.

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka 22 për qind vajza dhe gra.

Ndërkohë, edhe mesatarja globale e anemisë është përkeqësuar nga 2012 që ishte 28 në 2024 që ishte 31.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë