Ka ndodhur

Përkeqësimi i situatës nga moti i keq, Policia në gatishmëri

Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat pas përkeqësimit të situatës në akset rrugore në vend për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit të Policisë të gjitha shërbimet janë në gatishmëri dhe prezente në të gjithë territorin e vendit.

“Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gatishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menaxhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ajo u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe për çdo rast të paligjshmërisë të denoncojnë në 112.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë