Lojëra me Dore

Përjashtohet përgjithmonë trajneri korçar i volejbollit, goditi lojtaret e tij

Gazeta Si – Trajneri i Korça Volley, Romeo Xega, është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Vendimi ekstrem vjen pasi ai goditi me shuplakë dy lojtaret e tij.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi gjatë ndeshjes mes Korça Volley U-18 dhe Dinamos U-18. Në pushim trajneri Xega arriti deri atje sa të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj lojtareve të tij.

Vendimi i perjashtimit te trajnerit Xega. Gazeta Si, 5 maj 2023

Trajneri korçar, sipas asaj që shkruhet në vendimin e FSHV-së, ka qenë edhe më parë objekt i Komisionit të Disiplinës. Sjellja e tij aspak e hijshme ka bërë që Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit t’i heqë licencën dhe ta përjashtojë përgjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë