Futboll

Përjashtim nga Championsi për Realin, Juven dhe Barcelonën, po nuk paguan gjobën

Gazeta Si – Konflikti Superliga-UEFA nuk është arkivuar ende. Pas urdhrit të Gjykatës së Madridit, që i jep UEFA-s mundësinë për të ndëshkuar klubet nismëtare të projektit të Superligës, çështja është rihapur. Megjithatë, pasojat nuk mund të jenë të menjëhershme.

Nga Nioni bëjnë më dije se asgjë nuk mund të bëhet vitin e ardhshëm. ‘Rebelët’ Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, që nuk janë tërhequr nga projekti pas reagimit të tifozëve, federatave dhe institucioneve, do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Pasojat këta tre klube mund t’i vuajnë gjatë sezonit 2023-2024, kur Championsi do të jetë modifikuar, duke kaluar nga 32 në 36 skuadra, në një grup të vetëm. Një modernizim, për t’i ngjarë pak më shumë modelit të Superligës aq shumë të urryer, pikërisht për t’u hequr mundësinë klubeve të mëdha të krijojnë turne alternativë.

UEFA kishte vendosur më parë gjoba deri në 100 milionë dhe përjashtimin deri në dy vjet të klubeve të përfshira në projektin e Superligës. Pastaj ndalimi nga Gjykata e Madridit, që fillimisht pezulloi procedimin, duke hedhur poshtë masat preventive të FIFA-s dhe UEFA-s. Më pas kjo gjykatë u ktheu këtyre institucioneve fuqinë për të ndëshkuar rebelët.

Perez, Anjeli dhe Bartomeu. Gazeta Si, 27 prill 2022

Hapi i parë do të jetë gjykimi disiplinor, që parashikon mbajtjen e 5% të çmimeve të UEFA-s për të gjitha skuadrat e përfshira. Edhe Arsenali, Çelsi, Totenhemi, Liverpuli, Mançester Siti dhe Jujnajtid, Atletiko Madrid, Milani dhe Interi, që e braktisë menjëherë projektin, do të preken nga masat.

Për tre promotorët kryesorë, Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid, që e konsiderojnë projektin në ‘stand-by’, duke nervozuar presidentin e UEFA-s, Ceferin, do të ketë një gjobë shtesë prej 15 milionësh. Mesazhi është i qartë: kush nuk paguan, jashtë sistemit. Nuk do ketë pjesëmarrje në Champions dhe kompeticionet e tjera të UEFA-s, duke nisur nga sezoni 2023-2024, nëse nuk paguhet gjoba.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë