Nga Gazeta ‘SI’ – Çmimet e tregut të qirave në Shqipëri, kanë prekur nivelin më të lartë në histori.
Sipas shifrave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni i kësaj kategorie arritit në 5.8% gjatë tremujorit të tretë të vitit, trefishi i mesatares së muajve paraardhës.

Në një shpjegim të dhënë nga ekspertët e BSH-së, rritja e qirave ka ardhur si pasojë e një transformimi i të tregut. Pronarët po preferojnë t’i japin banesat e tyre me qira afatshkurtër, pra llojin AirBnB, duke skarcuar kështu ofertën e banesave për qira afatgjatë dhe rrjedhimisht duke ushtruar presion mbi çmimin.
Një tjetër arsye e shtrenjtimit të qirave, sipas Bankës, është edhe kursi i këmbimit. Tregu i qirave, ka rritur çmimet përballë zhvlerësimit të euros, monedha që dominon këtë industri.
Analiza e BSH-së thekson se grupi i ushqimeve ka pasur një ndikim më të vogël në inflacion, si pasojë e një oferte më të madhe në treg.
Inflacioni në Shqipëri rezulton të jetë tërësisht i brendshëm, ndërsa ai i huaj, ndikuar dhe nga kursi i këmbimit, nuk ka më rol domethënës.
Banka analizon se rritja e pagës në nivel kombëtar ka pasur ndikim të vogël në inflacion, por një rritje tjetër do të përkthehej në një rritje më të fortë të çmimeve të konsumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



