Politike

Përgjimi i Veliajt në qeli, Berisha: Desh i ra të fiktë në GJKKO! Çimkat ia vendosi Ulsi Manja

Gazeta Si – Lidhur me pretendimet e SPAK, mbi përgjimet që i janë bërë Erion Veliajt në qelinë e paraburgimit të Durrësit, ku mbahet i arrestuar, kreu i PD Sali Berisha tha se kur kryebashkiaku i Tiranës e mori vesh, desh humbi ndjenjat në gjykatë.

Sipas Berishës, përgjimi i Veliajt është bërë pabesisht me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i cili pasi e takoi në qeli kryebashkiakun dha direktivat për vendosjen e çmikave.

“Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij. Njeri më të pabesë e më të zi në shpirt se ai nuk ka. I ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu është pjesë e këtij kurthi. Kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fiktë, as gëk as mëk. Ua them me përgjegjësi se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci. Në asnjë rast, pabesia nuk shpërblehet”- deklaroi kryedemokrati.

Këto deklarata, Berisha i bëri pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme, ku zbatoi masën e sigurisë”detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë