Kosova

Përgjimet për pazare Kusari Lila-Radoiçiç / Përplasje në Kuvendin e Kosovës. Haki Abazi rrethon foltoren me shiritat zonë krimi (foto)

Nga Gazeta ‘Si’- Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje pas publikimit të audioinçizimeve ku pretendohet se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, dakordohet me kryeterroristin Milan Radoiçiç për pagën minimale dhe për të çuar një kandidat shqiptar në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka rrethuar me shiritin të verdhë ku shkruhet "danger" (rrezik) mikrofonin dhe foltoren e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës që Mimoza Kusari-Lila. Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrija iu drejtua asaj me fjalën “spiune”!

Shefja e LVV-së tha se audio-incizimet ishin të falsifikuara dhe se ndaj saj po bëhet shpifje.

Në fakt, për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës jo vetëm shpifje, fabrikim, por edhe nxitje e cytje për urrejtje e linçim. Një ose dy argumente kryesore

Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me i pasqyru edhe me atribu bashkëpunimin e juaj me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po duheni me shku me shpifje. Aq shumë po ju mungojnë, se s’janë prezentë që 28 muaj, Lista Serbe nuk është në Kuvend.

Në pamundësi për me i pasë ata, me iu ndihmu, duheni me fabriku. Thirrni bashkëpuëntorët, bashkëpronarët e Milan Radojiçiç për me iu fabriku material. A e dini ju që Slavko është i përndjekur prej Kosovës…” – ka thënë ajo me tone të larta të zërit.

Lidhja Demokratike vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje pa pikë turpi mbron Kusari Lilën, ndërsa tha se bashkëpunimi me grupet parlamentare nuk arsyetohet me kriminelë si Radoiçiçi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se qytetarët e Kosovës duhet të dinë cilat janë pazaret e incizimeve pasi ne bisedë nuk është diskutuar për çështje të komuniteteve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë