Ka ndodhur

Përgjaket dasma në Bulqizë, adoleshenti godet 5 herë me thikë 25-vjeçarin

Gazeta Si – Një adoleshent ka plagosur me thikë një 25-vjeçar mbrëmjen e të shtunës në fshatin Ostren të Bulqizës.

Mësohet se 25-vjeçari Besnik Kurti është plagosur pas një sherri gjatë një dasme, për motive ende të pazbardhura nga një 18-vjeçar me iniciale A.A..

Sakaq, raportohet, se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë 5 plagë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

I plagosuri Besnik Kurti është goditur 5 herë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Për të shuar konfliktin mes tyre, ka ndërhyrë edhe qytetari me iniciale K.K, i cili si pasojë ka marrë lëndime të lehta trupore.

Policia e Dibrës ka arritur të kapë dhe arrestojë Aranit Alushin. Një grup hetimor është ngarkuar me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë