Ka ndodhur

Përfundon testi i poligrafit, fillon vettingu për kandidatët e BKH

Përfundon testi i poligrafit, (makina e së vërtetës) për 39 kandidatët për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe nga sot ndaj tyre do të nisë procesi i Vettingut.

Të mbeturit në testin e poligrafit do të njoftohen individualisht nga SPAK e BKH-ja.
Mësohet se ky proces i verifikimit të kandidatëve do të përfundojë deri në fillim të muajit shkurt.
Ata që poligrafi i ka nxjerrë me probleme, do të skualifikohen.
Përgjatë 2021 gara për BKH do të rihapet për të plotësuar 21 vakanca, për të plotësuar strukturën e BKH-së me 60 agjentë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë