Politike

Përfundon takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve! Në fokus fushata, diaspora dhe kandidatët për deputetë 

Nga Gazeta ‘Si’- Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, e cila u zhvillua për të dytën ditë sot në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se në mbledhje është diskutuar programi i PS për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

Gjithashtu, mësohet se nuk ka patur një vendim përfundimtar. Ky vendim pritet të merret në Kryesi.

Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars.

Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në kandidatët që do të jenë pjesë e listës së mbyllur dhe asaj të hapur.

Burime nga mbledhja thanë se është diskutuar edhe për diasporën. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë