Filma

Përfundon restaurimi digjital i filmit ‘Gunat përmbi tela’

Kinema “Millennium” shfaqi mbrëmjen e djeshme premierë e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela”.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar filmin “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrim Fejzo, prodhim i vitit 1977.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga filmi “Gunat përmbi tela”, i cili i është nënshtruar restaurimit digjital.

“Me një tjetër film të kinematografisë shqiptare që i është nënshtruar restaurimit digjital, “Gunat përmbi tela” i regjisorit Muharrem Fejzo, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa publikon dhe linkun e filmit në Youtube.

Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali. Filmi mban emrat e një sërë artistësh nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare si: Ilia Terpini në kamera, muzika nga Kujtim Laro, skenari nga Duro Mustafaj, piktor Azis Karalliu, kostumografia nga Alush Shima etj./ATA/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë