Gazeta Si – Ka përfunduar përralla e Zhizhen Zhang në Masters 1000 të Madridit. Tenisti kinez është mundur në dy sete nga rusi Karatsev, i cili po bën një turne të madh dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfiale. Pasi eliminoi Medvedev (mes polemikash), Karatsev regjistroi edhe fitoren e 7-të radhazi në Madrid.
Zhang, heroik në ‘tie-break’-un kundër Fritz dhe tenisti i parë kinez që arrin deri në këto nivele në dheun e kuq, bëri një paraqitje të mirë edhe ndaj Karatsev. Në setin e parë u thye me ‘tie-break’, ndërsa në setin e dytë rusi bëri diferencën.
Një arritje fantastike ajo e Jan-Lenard Struf, i cili e nisi turneun si ‘Lucky loser’. Gjermani arriti një seri fitoresh radhazi dhe do të ndeshet me Karatsev në gjysmëfinale. Suksesi ndaj Tsitsipas erdhi me shumë vuajtje për Struf, që në Montekarlo kishte shkuar deri në çerekfinale.
Te femrat, Sabalenka ishte një ciklon i vërtetë, duke dominuar ndaj Sakarit. Bjellorusja kaloi pa probleme në finale. Rezistenca e grekes zgjati një set, ku ajo humbi 6-4. Në të dytin Sabalenka mbylli shpejt llogaritë me një 6-1 në pak më shumë se 30 minuta.
1️⃣🆚2️⃣
— wta (@WTA) May 4, 2023
For just the 3rd time in the last 40 years, the #1 and #2 in the world will meet twice in the same season on clay!
2013 (Serena and Sharapova – Madrid and Roland Garros)
1984 (Navratilova and Evert – Amelia Island and Roland Garros) pic.twitter.com/13fFIWKhaW
Në finale bjellorusja do të ndeshet me polaken Iga Shviatek, e cila kaloi Kudermetovën pas një ore e 20 minutash me një fitore të pastër 6-1, 6-1. Në finalen e Madridit do të jenë përballë numri 1 dhe numri 2 i tenisit të femrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.