Politike

Përfundon numërimi i votave në Elbasan e Berat, PS fiton bindshëm

Gazeta Si – Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste.

Sipas asaj që mësohet, në rang qarku në Elbasan, Partia Socialiste ka siguruar 79 799 vota, teksa koalicioni i Partisë Demokratike ka 38 905.

Koalicioni i Berishës dhe aleatëve shënoi rënie edhe në qarkun e Elbasanit. Nga 42% në vitin 2021, PD zbriti në 29.8%, duke humbur 12.2% të mbështetjes, megjithëse mbajti 2 mandate.

Ndërkohë sa i përket rezultateve të bashkive të këtij qarku janë si mëposhtë:

Belsh

PS – 4662

PD-AMSH – 2722

Cërrik

PS – 7021

PD-AMSH – 3463

Librazhd

PS – 9253

PD-AMSH – 3374

Prrenjas

PS -6701

PD-AMSH – 2495

Gramsh

PS – 7737

PD-AMSH – 2357

Zgjedhjet parlamentare të 2025 në qarkun Berat u mbyllën me një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila jo vetëm ruajti, por edhe konsolidoi dominimin në këtë bastion tradicional të majtë.

Numërimi u përmbyll në të gjitha 275 qendrat e votimit. Partia Socialiste e Shqipërisë mori 38,860 vota ose 58.1%, duke siguruar sërish 5 mandate dhe duke shënuar një rritje prej 2.2% nga rezultati i vitit 2021 kur kishte marrë 56%., kurse PD vetëm 2 mandate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë