Përfundon gjykimi i dosjes ‘Bajri’. Mësohet se ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të ‘Forcës së Ligjit’.
Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:
- Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
- Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
- Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
- Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim.
- Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar me 2 vite burgim.
Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohën e dënimit.
Ndërkohë Safet Bajri është në burg duke vuajtur dënimin e Belgjikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




