Nga Gazeta Si- Gjashtë punonjëse të kompanisë “Rossman & Lala” kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se janë asfiksuar në magazinat e paketimit që ndodhen në autostradë.
Ngjarja ka ndodhur të martën, më 11 mars.
Punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar në mëngjes në punë dhe pasi kanë hapur derën kanë ndjerë një aromë të rëndë.
Më vonë kanë shfaqur probleme respiratore dhe janë dërguar në një spital privat.
Sipas policisë, ato janë larguar për në banesat e tyre pasi kanë marrë mjekimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




