Diplomatët grekë dhe turq kanë përfunduar bisedimet e para të mbajtura që nga viti 2016 në Stamboll. Bisedimet zgjatën më shumë se tre orë, por dy palët mësohet kishin agjenda dhe përparësi të ndryshme mbi bisedimet. Delegacioni grek drejtohej nga Pavlos Apostolidis, një diplomat me përvojë që ka udhëhequr delegacionin që nga viti 2010. Delegacioni turk drejtohej nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal dhe Cagatay Erciyes, kreu i departamentit të Ministrisë së Jashtme për Mesdheun lindor. Bisedimet u ndoqën gjithashtu nga zëdhënësi presidencial turk Ibrahim Kalin.
Zëdhënësi i qeverisë greke Christos Tarantilis tha për një konferencë shtypi të hënën Greqia ishte “duke hyrë në bisedime me mirëbesim dhe pret që Turqia të veprojë në mënyrë të ngjashme”.
Ai përsëriti qëndrimin grek se bisedimet janë jozyrtare dhe synojnë arritjen e pikave të përbashkëta vetëm për përcaktimin e kufijve në zonat detare.
Pas përfundimit të bisedimeve, burimet diplomatike greke raportuan se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në Athinë “. Greqia ka hyrë në bisedime vetëm për caktimin e zonave detare. Zëdhënësi i qeverisë greke sqaroi më tej se Athina kërkon vetëm përcaktimin e sheltit kontinental .
Pak pas përfundimin të bisedimeve, Gjermania shprehu kënaqësinë e saj nëpërmjet deklaratave të përfaqësuesit të Ministrisë së Jashtme gjermane ashtu edhe me një mesazh nga ambasadori gjerman në Athinë,
Pas rinisjen e bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, shprehu kënaqësinë duke thënë se një zgjidhje do të gjendej brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.
“Ne jemi të kënaqur që bisedimet e drejtpërdrejta, të cilat u pezulluan në 2016, po fillojnë përsëri sot dhe po, gjatë presidencës tonë në Këshillin e BE ne kemi qenë shumë mbështetës dhe kemi punuar që të kemi bisedime të tilla të drejtpërdrejtë,” tha Haiko Maas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.