Futboll

Përfundoi faza e Ligës, ja si vazhdon Champions League

Kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube mbylli fazën e Ligës dhe 24 skuadra siguruan një vend në fazën KO për sezonin 2024/25. Liverpool dhe Barcelona ishin dy skuadrat e para që u kualifikuan në raundin e 16 më të mirave dhe 6 të tjera u bashkuan me to, Arsenal, Aston Villa, Atleti, Inter, Leverkusen dhe Lille. “The Reds” ishin kualifikuar që në përfundim të rezultateve në raundin e 5 përfshi fitoren 2-0 kundër Real Madrid. Ndërsa Barcelona ishte e vetmja që u bashkua me ta në përfundim të raundit të 6 pas fitores ndaj Dortmund 3-2 (e pesta në atë moment).

Klasifikimi në përfundim të fazës së Ligës

16 skuadra të tjera do të luajnë në fazën Playoff në përfundim të fazës së Ligës, gjatë së cilës nuk ja dolën të siguronin 1 nga 8 vendet e para. Atalanta, Dortmund, Bayern München, Benfica, Brest, Celtic, Club Brugge, Feyenoord, Juventus, Man City, Milan, Monaco, Paris, PSV, Real Madrid dhe Sporting CP kanë një mundësi të dytë për të vazhduar në kompeticion. Gjë që nuk mund ta kenë Bologna, Crvena Zvezda, Girona, GNK Dinamo, Leipzig, Salzburg, Shakhtar, Slovan Bratislava, Sparta Praha, Sturm Graz, Stuttgart dhe Young Boys. Mes të eleminuarave bien në sy gjermanet Leipzig dhe Stuttgart që shiheshin si ndër skuadrat që mund të kualifikoheshin minimalisht në fazën Playoff.

Pozicionet paraprake, përcaktuar nga klasifikimi aktual

Shorti për fazën Playoff të UEFA Champions League do të hidhet në orën 12:00 të ditës së nesërme në shtëpinë e futbollit evropian në Nyon të Zvicrës. Nga ky moment deri në Finalen e Mynihut, kompeticioni do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje ku skuadrat e renditura nga vendi i 9 deri në 16 do të vendosen në vazon e parë dhe do të ndeshen me skuadrat e renditura nga vendi i 17 në të 24. Skuadrat e vazos së parë do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në shtëpi. Kundërshtarët potencialë janë pothuajse të njohur për shkak të klasifikimit, për shembull – skuadrat e renditura në vendet 9-10 do të ndeshen me skuadrat e renditura në vendet 23 ose 24. Skuadrat e renditura në vendet 11-12 do të luajnë përballë atyre në vendet 21 ose 22 e kështu me rradhë.

Skuadrat e vazos së parë:
9. Atalanta (ITA)
10. Borussia Dortmund (GJER)
11. Real Madrid (SPA)
12. Bayern München (GJER)
13. Milan (ITA)
14. PSV (HOL)
15. Paris Saint-Germain (FRA)
16. Benfica (POR)

Skuadrat e vazos së dytë:
17. Monaco (FRA)
18. Brest (FRA)
19. Feyenoord (HOL)
20. Juventus (ITA)
21. Celtic (SKO)
22. Manchester City (ANG)
23. Sporting CP (POR)
24. Club Brugge (BEL)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë