Ka ndodhur

Përfshihet nga zjarri një apartament në zonën e Freskut

Një apartament në zonën Freskut në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia njoftoi se zjarri ra në katin e katërt të pallatit, në apartamentin e marrë me qira nga një grua me iniciale E.D.

Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të fikur zjarrin.

Gupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë