Ka ndodhur

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në një fshat të Pogradecit

Gazeta Si – Një zjarr masiv ka përfshirë masiv pyjor të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Zjarri ka përshkuar bimësi të lartë, por edhe të ulët në sipërfaqen prej 2 hektarësh tokë.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrfikës, atij pyjor e po ashtu edhe banorë të zonës.

Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë