Gazeta Si – Një zjarr i madh ra paraditen e kësaj të enjteje në një magazinë në qytetin e Shkodrës, ku flakët rrezikuan një gomisteri ngjitur, megjithatë, ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse bëri që flakët të viheshin shpejt nën kontroll.
Gjatë ndërhyrjes, një punonjës i zjarrfikëses, për shkak të nevojës për oksigjen është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Efektivi zjarrfikës u transportua nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të tjerë lënduar, por vetëm dëme materiale. Përpos forcave zjarrfikëse, në vendin e ngjarjes shkoi edhe policia, e cila nëpërmjet hetimeve pritet të zbardhë dhe shkakun e rënies së zjarrit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.