Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët një banesë në Don Bosko, raportohen dëme materiale

Gjatë mbrëmjes një apartament është përfshirë nga flakët gjatë natës në “Don Bosko”, në Tiranë.

Policia ka njoftuar se banesa ka qenë në katin e katërt të një pallati dhe në pronësi të shtetasit me iniciale G. B.
Është konstatuar se ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili ka shpjeguar se punonjësit e Policisë kanë marrë masa për shuarjen e zjarrit.
Nano gjithashtu pas ka inspektuar shërbimet e Policisë në terren duke i uruar dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë