Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët furgoni në Vlorë, dëmtohen edhe dy mjete të tjera gjatë natës

Gazeta Si – Një mjet i tipit furgon është djegur totalisht, ndërsa dy mjete të tjera janë dëmtuar nga flakët gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 pak pas mesnatës në lagjen “28 Nëtori”. Sipas burimeve paraprake, flakët dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.

Si rjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon, i cili pasi ka marrë flakë është spostuar dhe ka dëmtuar edhe dy furgonë të tjerë.

Pronari i mjeteve, A.R., ka treguar se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para ka menduar ishte një zjarrvënie e qëllimshme, por teksa ka parë kamerat e sigurisë, ka rezultuar e kundërta. Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë