Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij në zonën e Finiqit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Krani, ku si pasojë e zjarrit dhe asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetën 90-vjeçari Th. Ç. i cili jetonte vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Policia thotë se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




