Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Vlorë

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”.

Ndërkohë, mësohet se personat që kanë qenë në banesë kanë dalë menjëherë jashtë.
Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, zjarri ende nuk është shuar, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Nga të dhënat e para dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një bombol gazi, që mund të jetë lënë ndezur nga familjarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë