Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët anija e peshkimit në Vlorë

Një anije në zonën e Triportit të Vlorës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:05, në Zvërnec.

Nga zjarri i rënë, është djegur anija e peshkimit, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F.S., në të cilën po kryheshin riparime.

Policia tha se si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti detar ka marrë flakë aksidentalisht. Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë