Ka ndodhur

Përfshihet në aksident, arrestohet në gjendje të dehur këngëtari Aleksandër Gjoka

Arrestohet këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka.

Gjoka është përshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit në zonën e Farkës.

Mësohet se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu raportohet se Gjoka ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë